Kështu duken nga brenda ambientet e Gjykatës Speciale, aty ku po qëndrojnë krerët e UÇK-së

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, ka shpjeguar para kamerës së Klan Kosovës. për hapësirat dhe funksionin e dhomave ku po gjykohen krerët e UÇK-së.
Griep ka thënë se askund në objekt nuk ka një simbol të shtetit të Kosovës.
“Ne i kemi vetëm flamujt tanë. Dhomat e Specializuara të Kosovës, siç e dini, operojnë me sistemin juridik të Kosovës, por korniza ligjore e tyre e mundëson që të operojnë në mënyrë të pavarur nga institucionet e Kosovës dhe gjithashtu nga çfarëdo aktori i jashtëm. Pra ne këtu nuk kemi flamur të shtetit të Kosovës”, është shprehur Griep.








