
Një barrikadë e re është vendosur dje nga serbët e veriut, në pikën pranë fshatit Zupq.
“Mitropol” ka fotografuar këtë barrikadë e cila është e vendosur hiç më larg se 50 metra nga kthesa e cila të drejton drejt fshatit Çabër të Zubin Potokut.

Në fotografinë e “Mitropol” vërehet kamioni i parkuar nga serbët për ta bllokuar rrugën drejt fshatit shqiptar të veriut.
Rruga ku është vendosur kjo barrikadë lidh fshatrat Zupq dhe Çabër, në drejtim të pikës kufitare në Bërnjak.







