Premium Store
KOSOVËLAJME

Kështu duket trajnimi special i ushtarëve të NATO-s para vendosjes në Kosovë (FOTO)

Misioni amerikan në NATO, përmes një postimi ka bërë të ditur se ushtarët e saj po trajnohen para ardhjes së tyre në Kosovë. Përmes postimit të tyre u tha se trajnimi quhet trajnimi i ‘fobisë ndaj zjarrit’.

“Quhet trajnimi i fobisë nga zjarri. Nuk është për t’u habitur. Organizohet për aleatët dhe partnerët e NATO-s drejt vendosjes së tyre në Kosovë”, thuhet në njoftimin e këtij misioni të publikuar në X.

Active

Ata më tutje shtuan se ndërkohë në Kosovë, KFOR-i po ndihmon në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

“Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) po ndihmon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë”, është thënë në postimin e ‘U.S Mission to NATO’.

Koha