
Maturantët serbë të Shkollës së Mjekësisë në Mitrovicën Veriore kanë festuar sot përfundimin e shkollimit në klasat e shkollave të mesme, duke parakaluar nëpër qytet me flamurin serb dhe fishekzjarre në duart e tyre, shkruan “Mitropol”.
Gëzimin e tyre ata nuk arritëm ta shfaqin pa përdorur flamurin serb dhe pa shkaktuar zhurmë.
Madje, siç raportoi “Mitropol”, një shpërthim i fuqishëm i shkaktuar nga ta detonoi veriun e vendit, detonim ky që u dëgjua edhe në jug e u konfirmua nga Policia e Kosovës.
Kosovo Online i ka regjistruar në momentin kur kënga “Gjurgjevdan” ishte “në repertor”.








