Kështu i motivonte kolegët për lojë kapiteni Valdrin Haxhiu në vitin 2018 kur klubi s’kishte para (VIDEO)

Edhe nëse s’kanë bërë asgjë tjetër, mitrovicasit e kanë dëshmuar me qindra herë deri sot që dashurinë për klubet e qytetit e kanë në zemër, shkruan “Mitropol”.
Dashuri të madhe Mitrovica në krye me Torcidën i ka dhënë gjithmonë edhe klubit të basketbollit “Trepça”, të cilët e kanë vërtetuar se e meritojnë këtë dashuri.
Në një video të cilën e ka siguruar “Mitropol”, dëgjohet kapiteni Valdrin Haxhiu teksa motivon bashkëlojtarët për lojë në vitin 2018 kur klubi qëndronte dobët financiarisht.
”Këqyre kena marrë çka s’kena marrë pare, ajo s’o me rëndësi, sot a marrim najher a s’marrim, a s’kena me marrë, kryesorja është që sot kena me fitu, haku i qytetit e haku i krejt seneve. Hajde t’i jepim zor, maksimumin e tjerat ja lojna tjerëve le t’i grahin.”, dëgjohet duke thënë Haxhiu gjersa po bisedonin me kolegë në zhveshtore në videon e siguruar nga “Mitropol”.
Kjo sakrificë e lojtarëve të qytetit tash po shpaguhet. Klubi ndodhet në një gjendje shumë stabile dhe të favorshme financiare dhe po lufton për t’u shpallur kampion i Superligës së Kosovës në Basketboll./Mitropol/
VIDEO E KAPITENIT HAXHIU:








