Aurora Group
02LAJME

Kështu moderne do duket QKMF-ja e re që do ndërtohet nga Halil Kastrati në Mitrovicë

Emri i tij tashmë është shndërruar në simbol të bëmirësisë në trojet shqiptare. Hoxha dhe humanisti më i madh në Kosovë, Halil Kastrati sot dha myzhden e QKMF-së së re, gurthemeli i së cilës do vihet të premtën në Mitrovicë, njofton “Mitropol”.

Kastrati kishte njoftuar se shoqata e udhëhequr nga ai “Jetimat e Ballkanit” do ndërtojnë këtë Qendër të re të Mjekësisë Familjare në qytetin e Mitrovicës, në dakordim me Komunën e Mitrovicës.

Premium Store

“Mitropol” ua sjellë fotografitë se si do duket objekti i ri i këtij institucioni shëndetësor më moderni në Kosovë.

Lokacioni ku do ndërtohet ky objekt nuk është në të njejtin vend ku ndodhet QKMF-ja e sotme, përcjell Mitropol, ndërsa vetëm platoja e parë e tij do ketë 2000 metra katrorë dhe do jetë qendra më moderne në Kosovë.

Ky nuk është projekti i parë i madh i hoxhë Halilit në Mitrovicë, pasi ai është edhe financues edhe i 40 shtëpive të ndërtuara për familjet me asistencë sociale e që pritet të inaugurohen poashtu këtë të premte në Frashër të Mitrovicës.

QKMF-ja e re do ndërtohet tek objekti i vjetër i ujësjellësit në Mitrovicë./Mitropol/

Koha