Premium Store
02LAJME

Kështu u rrah nga edukatorja e çerdhes “Nina” në Mitrovicë fëmiu me aftësi të kufizuara, eduktorja pranon fajin

Dje “Mitropol” raportoi për një rast dhune ndaj një fëmije me aftësi të kufizuara që ka ndodhur në “Kopsht dhe Çerdhe Nina” në Mitrovicë.

Prokuroria Themelore ka nisur hetimet në lidhje me rastin e fëmijës 4 vjeç pas denoncimit të nënës së S.I., Vlora M.I, e cila ka treguar se si një edukatore me inicialet A.A që deri dje punonte në këtë kopsht privat ka ushtruar dhunë fizike ndaj të birit të saj, i cili është me nevoja të veçanta.

Premium Store

Si rezultat i denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të merren masat e nevojshme hetimore, me ç’rast është intervistuar e dyshuara dhe e njëjta më pas është lënë e lirë. Ndaj saj është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe pas përfundimit të hetimit do të vendoset për aktakuzën eventuale dhe cilësimin e saktë ligjor të veprimeve të të dyshuarës.

Për gjithë këtë rast për të cilin kanë nisur hetimet, drejtoresha e kopshtit, Agnesa Shipoli – Nika, filimisht nuk ka folur fare, deri sa rasti u raportua nga shumica e medieve në Kosovë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Mitrovicë, që kanë njoftuar se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.

”Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se fëmija i saj ishte keqtrajtuar nga e dyshuar femër kosovare. Pas intervistimit me vendim  të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhej në përgjigjen e Policisë.

Pasi ngjarja ‘mori dhénë’ Shipoli-Nika, përmes një komunikate në faqen e çerdhes tha se pasi e mori vesh rastin, menjëherë e ka njoftuar prindin e fëmijës dhe Policinë.

Në lidhje me rastin, “Mitropol” bisedoi me nënën e fëmijës Vlora M.I, e cila tha se nuk ishte njoftuar nga drejtoresha Shipoli-Nika menjëherë si ka ndodhur rasti, siç pretendon ajo në komunikatën e lëshuar.

”Mitropol” ka siguruar edhe fotografinë e gjendjes së fëmijës i cili siç thotë familja ishte viktimë e dhunës së mësimdhënëses.

Gjendja e S.I pas dhunës nga edukatorja

Prindi i fëmiut ka rrëfyer për “Mitropol” se edukatorja në fjalë ishte e angazhuar specialisht për t’u merrë me rastin e S.I, fëmijë me nevoja të veçanta, për çka prindërit paguanin nga 150 euro çdo muaj për trajtim.

Dëshmitë për gjendjen shëndetësore të S.I janë konfirmuar edhe nga Qendra për Punë Sociale në Mitrovicën e Jugut të cilat i posedon “Mitropol”.

Në lidhje me rastin sot ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo ka bërë të ditur se i është ndërprerë marrëdhënia e punës edukatores që dyshohet se sulmoi fizikisht një fëmijë të moshës 5-vjeçare, në “Kopshtin dhe Çerdhe Nina” në Mitrovicë.

Nagavci ka shkruar se menjëherë pas ngjarjes, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion dhe është informuar për këtë vendim. Ajo ka bërë të ditur se rasti tashmë është denoncuar edhe në organet e hetuesisë.

“Uroj që ky të jetë rasti i fundit i ngjashëm në cilindo institucion eduaktivo-arsimor dhe përgjithësisht i dhunës ndaj fëmijëve. Si ministre e Arsimit zotohem se do të jemi të pakompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve”, ka shkruar Nagavci.

Mësimdhënësja A.A ka pranuar fajësinë edhe para prindit të fëmijës 4 vjeçar nga Mitrovica. Ajo ka thënë se ndodhet në gjendje shumë të keqe shpirtërore dhe s’po mund ta qetësojë veten në asnjë moment. Veç tjerash ajo ka thënë se për te më nuk ka rëndësi asnjë dënim pasi asnjë ndëshkim nuk mund t’ja pastrojë ndërgjgjen e saj. “Mitropol” ka siguruar edhe një mesazh që A.A i ka dërguar nënës së S.I, Vlora M.I në rrjetin social Viber.

Mesazhi që edukatorja A.A i dërgoi nënës së S.I

Veç mesazhit, “Mitropol” ka siguruar edhe bisedën telefonike mes nënës së S.I dhe edukatores, ku kjo e fundit kërkon falje për dhunën e ushtruar. Nëna e S.I, Vlora M.I e ka paralajmëruar edukatoren se do vazhdoj ta trajtoj rastin edhe nëpërmjet rrugëve ligjore.

Më poshtë gjeni bisedën telefonike mes tyre:

Nga familja i është thënë portalit se edhe daja i fëmijës në fjalë e kishte fëmijën në këtë kopsht dhe sipas familjes edhe ndaj tij është ushtruar dhunë më parë./Mitropol/

Dukato 1