Medi
02LAJME

|DOKUMENT| Këta janë 180 studentët e Mitrovicës që fitojnë bursa nga Komuna

Komisioni për përzgjedhjen e studentëve bursist në Komunën e Mitrovicës sot ka përfunduar punën, shkruan “Mitropol”.

Drejtori i Administratës në Mitrovicë, Gëzim Stavileci ka theksuar se do të shpërndahen plotë 180 burs për studentët e dalluar mitrovicas.

Active 1

Stavileci ka theksuar se nga ndarja e bursave do të përfitojnë edhe studentët nga komuniteti pakicë.

Lajmi i plotë nga drejtori:

180 bursa për studentët e qytetit të Mitrovicës 👩‍🎓👨🏻‍🎓

Sot përfunduam punën e komisionit për shpërndarjen e bursave, falënderoj anëtarët e komisionit për punën dhe përkushtimin e treguar. Një vlerësim mbi bazën e meritokracisë shpërblen punën e studentëve të dalluar dhe motivon edhe studentët e tjerë që përmes punës dhe angazhimit gjithmonë do të jenë të vlerësuar. 🙌

Me propozimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës z. Bedri Hamza, 180 studentë të qytetit të Mitrovicës janë shpërblyer me bursë, duke përfshirë edhe studentët që të cilët janë nga komunitet pakicë.

Studentët ekselencë të qytetit të Mitrovicës çdo herë do ta kenë përkrahjen institucionale në rrugën e tyre akademike dhe profesionale deri sa nesër ata do jenë në shërbim të komunitetit në sfera të ndryshme.

Shpërndarja e 180 bursave është investim në të tashmen dhe të ardhmen e qytetit të Mitrovicës. ✅

#bashkëpërMitrovicën

Dukato 1