Këta janë 65 kandidatë që kaluan provimin me shkrim për Noteri, këtu janë edhe dy noterët nga Mitrovica
Komisioni për dhënien e provimit të noterisë ka publikuar rezultatet e pjesës me shkrim, i mbajtur në datën 27 janar të këtij viti.
Sipas të dhënave, në këtë fazë testuese kanë kaluar 65 kandidatë.
Dy nga kandidatët që kanë kaluar testin janë edhe noterët nga Mitrovica, Fidaim (Behxhet) Osmani dhe Shkëlqesa (Xhevat) Veseli, të dy me nga 25 pikë, shkruan “Mitropol”.
Ndërkaq personat të cilët nuk janë të kënaqur me këto rezultate, sipas njoftimit zyrtar njoftohen se kanë të drejtë ankese.
Ditë më parë, në medie është publikuar një lajm me emrat e disa prej kandidatëve, tashmë që e kanë kaluar provimin me shkrim e që kanë lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje.