
Brenda zyrës së Sindikatës së minatorëve të Trepçës është duke u zhvilluar një takim mes kryesisë së sindikatës dhe disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Aty janë parë duke hyrë deputetët: Armend Muja, Arjeta Fejza, Halil Thaçi, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë
Ka më shumë se dy orë që deputetët po qëndrojnë në zyrën e sindikatës më Stantërg, ndërkohë që greva e minatorëve po vazhdon.
Siç mësohet nga brenda minierës, deputetët me tone të larta po kërkojnë nga minatorët ndaljen e grevës por se minatorët po thonë se nuk e ndalin grevën pa iu pranuar kërkesat./Mitropol/








