02KOSOVËLAJME

Këta janë dy kandidatët për kryeprokurorë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot do konfirmoj listat me emrat e kandidatëve që po synojnë të udhëheqin me pesë prokuroritë themelore në rajonet e Kosovës, pasi më 1 janar skadon mandati i kryeprokurorëve aktualë.

Market Florenti
Roadside

“Mitropol” ka arritur të mësojë nga burimet e veta se për ta udhëhequr Prokurorinë Themelore të Mitrovicës kanë aplikuar dy kandidatë.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

Siç bëjnë të ditur burimet e “Mitropol”, bëhet fjalë për prokurorin mitrovicas Shpëtim Peci dhe prokurorin Zef Prendrecaj.

Më poshtë po u sjellim edhe një përmbledhje të karrierës së këtyre dy prokurorëve.

Shpëtim Peci

Shpëtim Peci tash e tetë vite shërben si prokuror i shtetit në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës. Nga shtatori i vitit 2023 ai është avancuar si prokuror i Prokurorisë Speciale me propozimin e Komisionit për Avancim ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Peci është i lindur më 2 prill 1988 shërben aktualisht si prokuror i shtetit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Ai ka të përfunduar shkollimin universitar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” më 2012, gjersa në vitin 2015 ka përfunduar edhe provimin e jurisprudencës.

Më 2012-13 fillon punën si asisten i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës në kuadër të angazhimit të tij me NDI.

Nga viti 2013 gjer më 2016 angazhohet si zyrtar ligjor pranë Ministrisë së Drejtësisë në Departamentin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar. Pas kësaj, ai fillon punën si bashkëpunëtor profesional i Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Më 2016 ai fillon punën si prokuror gjersa vazhdon të punoj në Prokurorinë Speciale te Republikës se Kosovës në Departamentin për Krim te Organizuar.

Në vitin 2019 Peci përfundon studimet master në të drejtën penale pranë universitetit Wake Forest University, Faculty of Law, North Carolina, Winston – Salem, SHBA.

Ai është i angazhuar edhe si trajnues në Akademinë e Drejtësisë në Prishtinë si dhe

Trajnues ad-hoc i angazhuar nga EULEX-I, OSBE-ja, e IRZ Gjermane.


Zef Prendrecaj

Prokurori kandidat për kryeprokuror të Mitrovicës, Zef Prendrecaj gjatë karrierës së tij ka pasur rastin të punoj si prokuror edhe në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ku u transferua nga Prishtina pas dorëheqjes së prokurorëve serbë në vitin 2022, pozitë kjo në të cilën shërbeu gjer në vitin 2023.

Ai ka shërbyer si prokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, post ky në të cilin kishte ardhur në vitin 2018.

Ai ka qenë udhëheqës i Zyrës së Prokurorit Disiplinor ZPD deri në vitin 2018, post ky që e mbajti që nga viti 2012. Më herët ishte inspektor gjyqësor në UNMIK. 

Prendrecaj ka lindur më 7 gusht 1976. Studimet i filloi në vitin 2001 për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Tre vjet më pas, Prendrecaj fillon studimet në Universitet të Prishtinës në një drejtim tjetër, atë të juridikut dhe e përfundon duke u bërë kështu jurist i diplomuar.

Në vitin 2007, Prendrecaj filloi studimet post-diplomike duke synuar titullin e magjistrit në drejtim penal në Fakultetin Juridik të Universiteti të Prishtinës.

Në vitin 2010, Prendrecaj ka dhënë provimin e Jurisprudencës. Në 2012 ka dhënë provimin për gjyqtar dhe prokuror në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Në vitin 2013 ka dhënë provimin për administrator falimentues në Ministrinë e Drejtësisë./Mitropol/