Premium Store
02KOSOVËLAJME

Këta janë dy shqiptarët e arrestuar për vjedhje në Zveçan

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.

Sinjali ka mësuar se të arrestuarit janë Suada Maliqi dhe Esat Halili.

Medi

Ata u ndaluan nga një patrullë policore gjatë orëve të mbrëmjes së së premtes, derisa po tentonin të ngarkonin mallra të ndryshme në një veturë.

Dyshja kishte depërtuar në një objekt ku po përpiqeshin të vjedhin materiale ndërtimi, por u hasën nga zyrtarët policorë që reaguan menjëherë dhe i arrestuan në vendngjarje.

Të dy të dyshuarit për këtë vepër janë shoqëruar për procedura të mëtejshme, deria ndaj tyre është inciuar rast “Vjedhje e rëndë”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Premium Store