Active 2
KOSOVËLAJME

Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan për aksidentin me tri viktima në Prizren

Mbrëmë nga një aksident tragjik në Prizren, mbetën të vdekur tre të rinjtë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, të arrestuar për aksidentin tragjik janë 20-vjeçari, Arlind Syla, edhe i riu,Irfan Hoti.

London

Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku siç bëhet e ditur tre të rinjtë u goditën për vdekje dhe tre të tjerë pësuan lëndime trupore nga ngasësi i një automjetit që humbi kontrollin mbi veturë.

“Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pellini