Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Këta janë dy vëllezërit që deshën ta vrasin policin mitrovicas

Një zyrtar policor u përfshi mbrëmë në një konflikt ku u përdorën edhe armët, në një restorant në Veri të Mitrovicës. Polici Miodrag Janicijevic dyshohet për të shtëna me armë, pasi fillimisht dy persona gjuajtën në drejtim të tij. Lidhur me këtë rast, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet, teksa vëllezërit e dyshuar gjenden akoma në arrati.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy të dyshuarit që u përfshinë në këtë rast janë Luka dhe Milan Sekulic, të cilët iu kanë shpëtuar prangave të Policisë, duke ikur nga vendi i ngjarjes. Njëri prej tyre, sipas të njëjtave burime, në momentin kritik dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Të armatosur, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Active 1

Zyrtari policor i dyshuar në lidhje me këtë rast dyshohet se ka gjuajtur derisa ka qenë jashtë detyrës zyrtare. Sipas informatave të para, para se polici ta shkrepte armën, e që ka mundësi ta ketë përdorur në vetëmbrojtje, vëllezërit e dyshuar kanë gjuajtur fillimisht me armë gjuetie.

Ndonëse ende nuk ka të arrestuar në lidhje me të shtënat, nga IPK deklaruan për Sinjalin se veprimet tjera do të merren në koordinim me Prokurorinë.

“Ju konfirmojmë se IPK është njoftuar për këtë rast dhe se hetuesit tanë janë në vendin e ngjarjes. Veprimet tjera do të ndërmirren në koordinim me prokurorin kompetent dhe autorizimet ligjore të IPK-së.”

Active 1