02KOSOVËLAJME

Këta janë politikanët që e ‘ngijnë’ me para Facebookun për ta promovuar veten, mes tyre edhe politikani mitrovicas

Platforma Facebook gjithmonë është konsideruar si një mundësi e artë që politikanët kosovarë e shfrytëzojnë për promovim të vetes në kohë fushate, shkruan Mitropol.

Roadside
Market Florenti

Por, disa nga ta e ‘ushqejnë’ Facebookun me shuma të majme parashë për çdo muaj, në mënyrë që të promovojnë sa më fort veten e tyre në këtë rrjet social.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

Më së shumti para në Kosovë për promovim të vetes në këtë platformë jep kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Nga një dëshmi që ka siguruar “Mitropol” del se Memli Krasniqi i ka paguar Facebookut hiç më pak se 511 euro vetëm në periudhën mes 22 majit dhe 20 qershorit.

Menjëherë pas tij vie grupi parlamentar i partisë që ai udhëheq, PDK-së me 248 euro pagesë.

E postimet e Krasniqit shpeshherë sponsorizohen nga vet faqja e partisë, e cila sipas listës së siguruar nga Mitropol ka paguar hiç më pak se 219 euro për këtë muaj.

Menjëherë pas tyre, radhitet një politikan nga Mitrovica, emri i të cilit nuk po publikohet meqë është i vetmi politikan i nivelit lokal në Kosovë i cili ka investuar rreth 100 euro për promovim të faqes me emrin e tij në Facebook, që nga 22 maji e deri më 20 qershor, por hiç më keq nuk e ka lënë me ‘reklamë’ as në muajt paraprak.

Pas tyre vie Besnik Tahiri nga AAK, poashtu me rreth 100 euro për Facebookun, përcjellur nga Rrahim Pacolli me poaq investim.

Veç politikanëve e figurave publike, para Facebook-ut i kanë dhënë edhe biznese të shumta në Kosovë.