KOSOVËLAJME

Këta janë të arrestuarit nga Antidroga në Prishtinë, merreshin me shitblerjen e drogave sintetike

Një aksion i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, i zhvilluar mbrëmë në Prishtinë, rezultoi me sekuestrimin e drogave të ndryshme sintetike dhe kapjen e tre personave të dyshuar për shitblerje të drogës. Gjatë operacionit të koduar si ”Shtigjet“ u kryen bastisje në disa lokacione dhe po ashtu u sekuestruan armë, para, automjete e telefona.

Sinjali ka mësuar se tre personat që përfunduan në prangat e Policisë janë Nart Gashi (23-vjeçar), Dren Gashi (23-vjeçar) dhe Tomor Termkolli (33-vjeçar)

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Tre të rinjtë dyshohet se janë marrë me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme dhe shitjen e kanë bërë kryesisht në nivelin e shpërndarjes lokale.

Fillimisht në rrugën ”Fehmi Agani” në Prishtinë në një parking është ndaluar i dyshuari Termkolli, i cili është prezantuar me dokument identifikimi të falsifikuar me emër tjetër me iniciale, dokument i lëshuar nga një shtet tjetër dhe gjatë kontrollit të tij i janë gjetur 650 euro para të gatshme në valuta të ndryshme dhe dy telefona celular.

Policia ka njoftuar se në vazhdën e realizimit të operacionit policor, në të njëjtin parking është identifikuar dhe ndaluar i dyshuari Nart Gashi, me veturën e tipit Golf 8 me targa nga të huaja dhe të njëjtit gjatë kontrollit i janë gjetur 75 euro para të gatshme.

Njëkohësisht nga ekipet e antidrogës është arrestuar edhe i dyshuari Dren Gashi, i cili ndodhej afër një automjeti me ngjyrë të bardhë me targa të lëshuar nga po i njëjti shtet i huaj sikurse automjeti i të dyshuarit të dytë dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dy qese të mbushura me kërpudha të dyshuara narkotike me peshë 3.9 gr.

Lidhur me operacionin, është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të, është proceduar dhe ka vazhduar operacioni i bastisjes dhe kontrollit në Rr.”Fehmi Agani” në banesën e të dyshuarit Termkolli, e cila dyshohet se ka qenë në shfrytëzim nga tre të dyshuarit.

Gjatë realizimit të kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat materiale:

  • Nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kërpudha me peshë totale: 38.9 gram,
  • Pesë (5) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit TUSI (droge e re) me peshë totale: 26.6 gram
  • Nëntëmbëdhjetë (19) qese me 518 tableta në formë dhe ngjyra të ndryshme të dyshuara për narkotik të llojit EXTAZY me peshë: 245.9 gram
  • Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë: 502.4 gram
  • Një (1) cigare e mbështjellë me narkotik të llojit Marihuanë me peshë: 0.7gram
  • Njëzet e katër (24) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit KETAMINË me peshë totale: 764.3 gram.
  • Nëntë (9) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit MDMA me peshë: 228.1 gram
  • Shtatë (7) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit SPEED me peshë: 118.1gram.
  • Dyzet e shtatë (47) tableta të dyshuara për narkotik të llojit LSD
  • Njëzet e tetë (28) qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit KOKAINË me peshë totale: 15.2 gram.
  • Një (1) paketim me substancë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë: 61.2 gram
  • Nëntëdhjetë e shtatë (97) copë VAPE (cigare Elektronike me përmbajte të kanabis sativa).
  • Një (1) armë pistoletë 7.62 M57, me një karikator
  • Një (1) armë pistoletë 7.62, me një karikator dhe shtatë (7) fishek
  • Një (1) llap top ACER
  • Një (1) llap top MAC BOOK
  • Dy (2) peshore digjitale constant per matje në sasi të vogla.
  • Një (1) paketë me qindra qese të thata për paketim,
  • Dy (2) automjete.
  • Një (1) motoçikletë.
  • Pesë (5) telefona.

Vlera e përafërt e narkotikeve të konfiskuar me çmimin e tregut llogaritet mbi 30.000 euro, ka njoftuar tutje Policia.

“Vlen të potencohet se shumica e substancave narkotikeve të konfiskuar janë droga sintetike me përmbajtje të materieve shumë të rrezikshme të cilat konsiderohen shume të dëmshme për shëndetin e njeriut.”

Tre të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.