Aurora Group
KOSOVËLAJME

Këta janë të dyshuarit për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Foto Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te ‘Xhambazët’ në lagjen “Bregu i diellit”, në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, teksa tre të tjerë janë arrestuar. Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia, ndërsa janë zbuluar detaje të reja.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat e arrestuar janë Gentian Makolli, i moshës madhore dhe G. Makolli, i mitur.

Medi

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për  plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Koha