
Hysen Muzliuka, nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhyljeta Imeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Vesa Broja nga Partia Demokratike e Kosovës, janë kandidatët më të votuar për asamble komunale në qytetin e Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Muzliukaj, që mban pozitën e drejtorit të Kadastrit dhe Pronës, arriti të merrte plotë 415 vota, duke u bërë kandidati me më së shumti vota në listën e VV-së.
Xhyljeta Imeri, nga radhët e LDK-së po ashtu siguroi ulësen në kuvendin e Mitrovicës, me më së shumti vota në partinë e saj, kësisoj, ajo arriti të merrte plotë 299 vota.
Në anën tjetër, Vesa Broja, doli e para nga radhët e PDK-së, duke marrë 661 vota, dhe duke u radhitur njëra nga asambleistet më të votuara në qytetin e Mitrovicës.
Kujtojmë se sot, KQZ, shpalli listat zyrtare për ulëset e partive politike në kuvendet komunale./Mitropol/








