Medi
KOSOVËLAJME

Këta janë tre mërgimtarët që sulmuan Policinë e Kosovës në Merdar, nuk përfillën urdhrat e tyre

Një ngjarje e shëmtuar ndodhi mëngjesin e sotëm në pikën e kalimit kufitar në Merdar, ku disa mërgimtarë u përfshinë në një përleshje me dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për shkak të kolonës së krijuar. Dy persona të dyshuar për këtë incident përfunduan në Polici dhe tashmë ndaj tyre kanë nisur hetimet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se dy mërgimtarët e arrestuar sot janë Gëzim Gashi, Besnik Qeleposhi dhe D.G., i moshës së mitur – ndaj të cilëve Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Active

Gashi, Qeleposhi dhe i mituri po dyshohen se kanë sulmuar zyrtarët policorë që urdhëruan të kthehen në kolonë dhe të mos bëjnë tejkalime, por hasën në rezistencë dhe u përballën me të njëjtit.

Policia kërkoi asistim dhe situata më pas është vënë nën kontroll dhe si rezultat të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Active