02LAJME

Këta janë tre të dyshuarit për konfliktin në Vushtrri, dy u përleshën fizikisht – njëri nxori armën

Tre persona përfunduan dje në Polici si të dyshuar për një konflikt që ndodhi në Gojbulë të Vushtrrisë, ku dy prej tyre u përleshën fizikisht, ndërsa tjetri nxori një armë. Për motive akoma të panjohura, tre të rinjtë u futën në sherr dhe për pasojë ndaj tyre tashmë kanë nisur hetimet.

Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se të dyshuarit janë arrestuar për veprat penale përdorim i armës, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se tre të arrestuarit janë Mehmet Gjakova, Art Ahmeti dhe K.Ahmeti.

Dy të dyshuarit Gjakova dhe Ahmeti janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i fundit është liruar.

“Dy persona kishin pasur një konflikt fizik mes tyre ndërsa si rrjedhojë e konfliktit njëri prej të dyshuarve kishte nxjerrë një armë tytë-shkurtër dhe e kishte drejtuar në drejtim të personit me të cilin kishte pasur konflikt.

Personat e dyshuar kishin pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa njësitë policore në konsultim me prokurorin, kanë realizuar kontrolle në disa lokacione dhe te një person tjetër kanë arritur të gjenin armën e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. Arma e llojit pistoletë me një karikator të zbrazët është konfiskuar dhe është proceduar si provë materiale.

Pas përfundimit të procedurës së intervistimit dhe veprimeve tjera policore, ndaj të dyshuarit A.A., 23 vjeçar, është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ..Lëndim i lehtë trupor”. Ndaj të dyshuarit M.Gj., 18 vjeçar, është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ,,Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ndaj personit K.A., 25 vjeçar është iniciuar rasti ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa-autorizuar i armëve”. – ka njoftuar Policia.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.