KOSOVËLAJME

Këta janë tre të rinjtë që u kapën me armë ilegale, boks hekuri e shufër metalike te Rruga B

Disa forca policore kanë intervenuar të dielën në mbrëmje, te Rruga B, në afërsi të qendrës “Royal Mall”, ku janë kapur në flagrancë tre persona të dyshuar për armë ilegale. Policia ka arritur të sekuestrojë disa armë dhe mjete të rrezikshme, ndërsa të dyshuarit tashmë ndodhen në mbajtje.

Sinjali ka mësuar se tre të dyshuarit që u arrestuan janë Den Hyseni, Diell Pajaziti dhe i mituri A.H., ndaj të cilëve Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Pas kontrollit policor, te tre të dyshuarit janë gjetur dy armë, boks hekuri, shufër metalike, maskë, si dhe mbi 10 fishekë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Pas marrjes së një informate, njësiti policor ka ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë ku  gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë të shkurta –pistoleta,  njëmbdhjet fishekë  , dy karikatorë , një maskë e zezë , një boks hekuri dhe një shufër metalike. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.”

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.