TEB
02KOSOVËLAJME

Këto janë inicialet e personit që dyshohet se vrau Florim Zeqirin në Mitrovicë

Mitrovica dje u zgjua nën krismat e armës së zjarrit nga e cila mbeti i vrarë Florim Zeiqiri nga fshati Vinarc.

Medi

Ngjarja ndodhi në rrugën “Fatime Hetemi”, pranë rrugës “Ali Zeneli” rreth orës 09:42.

TEB

Pas plagëve të marra, Zeqiri u trajtua në Spitalin e Mitrovicës e prej aty u dërgua në QKUK, ku edhe ndërroi jetë.

Policia dje u angazhua profesionalisht në zbulimin e dorasit gjatë tërë ditës.

“Mitropol” mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se personit të dyshuar për vrasjen i është bastisur edhe shtëpia pas një pune të pandalur të Polcisë ku u gjet edhe një armë e motocikletë që dyshohet se u përdor për vrasjen.

“Mitropol” mëson se personi i dyshuar për vrasjen është V.S.

I dyshuari është i moshës rreth 33 vjeçare, nga fshati Pantinë gjersa një kohë ka banuar jashtë vendit në perëndim.

Ende nuk dihen motivet e sakta që kanë shpier te vrasja e Zeqirit, por Policia po vazhdon me hetimet për zbardhjen e rastit.

Florim Zeqiri u varros sot në varrezat e fshatit Vinarc i Poshtëm në ora 16:00./Mitropol/

TEB