Këto janë masat anti-Covid që do vlejnë për Vitin e Ri në Kosovë, kufizohet orari i qarkullimit nga kjo orë

Natën e fundit të këtij viti, kosovarët do ta presin nën masat kufizuese kundër COVID-19. Pas ndërrimit të motmoteve, ata do të duhet të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të kufizimit të lirisë së lëvizjes.
Se nuk do të ketë lehtësim të masave anti-COVID më 31 dhjetor dhe 1 janar, e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.








