Premium Store
02LAJME

KF Drenica e Skënderajt po privatizohet

KF Drenica, pas ngjitjes në Superligë, është në prag të një epoke të re, pasi ajo po hyn në procesin e privatizimit. Pronarë të rinj të klubit, do të bëhen dy vëllezër biznesmenë, Seferi, nga Skënderaj, shkruan Mitropol.

Mësohet se Faton Seferi, do të jetë pronari i ri i skuadrës, gjërsa pritet të mbështetet edhe nga një biznesmen gjerman nga Augsburgu i Gjermanisë, Thomas, i cili thuhet se është i përfshirë si financues edhe në Bundesligën gjermane, përkatësisht në skuadrën e njohur, FC Augsburg.

Premium Store

Për privatizimin ka folur edhe kryetari i Skënderajt, Fadil Nura.

“Jam i lumtur që po i japim një mundësi zhvillimit pozitiv të klubit tonë, me miqtë tanë investitorë me vizion dhe projekt të qartë për të ardhmen e futbollit drenicas.”, shkroi ai.

Ceremonia do të mbahet më 30 qershor, në ora 17:00, në Stadiumin “Bajram Aliu”, në këtë qytet, ku të ftuar janë të gjithë mbështetësit e ekipit./Mitropol/

 

Dukato 1