Medi
LAJMESPORT

KF Trepça 89 akuzon gazetën ‘Olle’ për shpifje dhe dezinformim

 

Klubi futbollistik Trepça’89 përmes një reagimi në facebook ka bërë të ditur se Gazeta Olle, ka shpifur dhe dezinformuar për klubin Trepça’89, shkruan ‘Mitropol’.

London

Përmes njoftimit, klubi ka treguar se gazeta në fjalë ka shpifur në emër të klubit kinse këta të fundit i kanë ofruar premio KF Drenicës për ta ndalur FC Ferizaj në ndeshjën e xhiros së 32-të Albi Mall Superliga.

“Shpifjet dhe dezinformatat ku përdoret emri i Klubit tonë pa të drejtë do të ndërrmiren masa juridike sipas ligjit”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

????????????????????????

Klubi Futbollistik Trepça’89 reagon ndaj Gazetës “Gazeta Olle” ku pa të drejtë ka përdorur emrin e Klubit tonë në shpifje se Klubi ynë ka ofruar premio KF Drenicës për ta ndalur FC Ferizaj në ndeshjën e xhiros së 32-të Albi Mall Superliga.

Shpifjet dhe dezinformatat ku përdoret emri i Klubit tonë pa të drejtë do të ndërrmiren masa juridike sipas ligjit.

Me respekt
Klubi Futbollistik Trepça’89
????????

Premium Store