Aurora Group
02SPORT

Kf “Trepça” merr seriozisht garën për rikthimin në superligë, nënshkruan me një talent argjentinas

Klubi futbollistik “Trepça” siç duket e ka marrë seriozisht këtë vit rikthimin në superligën e Kosovës në futboll, shkruan Mitropol.

Gjatë kësaj vere mitrovicasit janë angazhuar të sjellin në klub disa lojtarë të rinj premtues, produkti i të cilëve ishte edhe fitorja 1:3 kundër Istogut në udhëtim ditë më parë.

Market Florenti

Teksa, pas kësaj fitore minatorët kanë bërë goditjen e rradhës duke nënshkruar me një talent nga Argjentina. Bëhet fjalë për Rodrigo Nahuel Zalazar, i cili do të jetë pjesë e minatorëve në dy vitet e ardhshme.

Zalazar është 23 vjeçar dhe do t’i ndihmojë klubit mitrovicas t’i arrijë objektivat në këtë edicion të futbollit kosovar. /Mitropol/

Koha