Medi
KOSOVËLAJME

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës me stërvitje të përbashkët, Ulutas: ‘Golden Sabre 25’ sinjal për sigurinë në rajon

 

Sot, misioni i KFOR-it nën udhëheqjen e NATO-s, Misioni për Sundim të Ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Policia e Kosovës zhvilluan ushtrimin “Golden Sabre 2025” në zonën stërvitore Kampi Vrelo në Prishtinë.

Active 1

Në një postim në rrjetin social Facebook, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaş, e përshkroi stërvitjen si një demonstrim të qartë të gatishmërisë, integrimit dhe ndërveprimit ndërmjet kontingjenteve shumëkombëshe të KFOR-it, si dhe bashkëpunimit efektiv me organizatat e sigurisë në Kosovë, duke kontribuar në sigurinë e qëndrueshme dhe stabilitetin rajonal.

Gjithashtu bëhet e ditur se në Ushtrimin “Golden Sabre 2025” mori pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, duke kryer operacione të heqjes së pajisjeve shpërthyese (EOD) dhe materialeve të rrezikshme (HAZMAT), në përputhje me mandatin e saj.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij — bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 — për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë.”, thuhet tutje në njoftim.

Dukato 1