Premium Store
KOSOVËLAJME

KFOR-i nuk lejon Njesinë Speciale të Kosovës të shkoj në Leposaviq

Sot gjatë ditës njësitet ushtarake të KFOR-it janë vendosur në hyrje të komunës së Leposaviqit, shkruan “Mitropol”.

Pas vendosjes aty, KFOR-i kanë ndaluar Njesinë Speciale të Policisë së Kosovës, për të vazhuar tutje dhe për t’u vendosur në këtë komunë.

Aurora Group

KFOR-i ka vendosur një bllokadë tek baza e “Nothing Hill”.

Ushtarët e KFOR-it po pyesin të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për rolin e tyre por që të njëjtat deri më tani nuk po i lejon të futen në Leposaviq dhe në pikat kufitare.

Madje për këtë vendim Indeksonline merr vesh se është njoftuar edhe kryeministri Kurti.

Kujtojmë se KFOR-i ndodhet i vendosur në komunat veriore ku kryetarët shqiptarë kanë marrë mandatin tash e afro katër javë dhe javë më parë dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it u lënduan në përleshje me huliganët serbë që ishin grumbulluar në njërën nga katër komunat veriore./Mitropol/

Dukato 1