
KFOR-i ka thënë se ndërtimi i dy urave, anash asaj të Ibrit që ndan Mitrovicën e Jugut dhe të Veriut, është çështje jashtë përgjegjësive të këtij misioni, shkruan Mitropol.
Ata janë përgjigjur kështu ndaj mediumit Nacionale.
“Përsa i përket pyetjeve tuaja, çështja që keni ngritur është jashtë përgjegjësive të KFOR-it. Prandaj, ju referojmë te institucionet përkatëse për çdo koment.
KFOR-i mban një prani të përhershme në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth për të siguruar një ambient të sigurt dhe të qetë. KFOR-i gjithashtu mban një prani të dukshme dhe fleksibile në Mitrovicën e Veriut, si dhe në gjithë Kosovën, dhe është i gatshëm të reagojë ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë në të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e tyre./Mitropol/








