Market Florenti
02KOSOVËLAJME

KGJK nuk e gjen përgjegjës për shkelje disiplinore gjykatësin Ferki Xhaferi, pretendohej se kishte neglizhuar shqyrtimin e një lënde

Ferki Xhaferi, gjykatës në Gjykatën Themelore ne Mitrovicë-Dega në Vushtrri nuk është gjetur përgjegjës nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) për shkelje disiplinore.

Sipas vendimit të KGJK-së i cili mban datën 31 maj 2022, rezulton se gjykatësi Xhaferi nuk është gjetur përgjegjës për shkeljen disiplinore të pretenduar nga autoriteti kompetent se i njëjti kishte neglizhuar shqyrtimin e një lënde penale, raporton ”Betimi për Drejtësi”.

Market Florenti

Sipas këtij vendimi, Këshilli me 16 shkurt 2022 ka pranuar nga Autoriteti Kompetent kërkesën për fillimin e hetimit disiplinor me pretendim se gjykatësi Xhaferi, mund të ketë neglizhuar shqyrtimin e një lënde penale dhe me këtë ka kryer shkelje disiplinore nga neni 5-shkeljet disiplinore për gjyqtare, paragrafi 2, pika 2.7- ne vazhdimësi nuk i kryen detyrat zyrtare me kohë, siç kërkohet me ligj, te përcaktuara ne Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore te Gjyqtareve dhe Prokuroreve.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se gjykatësi Xhaferi në seancën dëgjimore të Këshillit të 31 majit 2022 kishte deklaruar se nuk ka parashkrim relativ të lëndës penale kontestuese dhe se sipas tij ka qenë e caktuar edhe seanca me 4 maj 2020 por që është dashur të nxjerr urdhëresë për shtyrje të seancës për shkak të pandemisë.

“Gjyqtari Ferki Xhaferi ne seancën dëgjimore ne Këshillit të mbajtur me date 31 maj 2022, ka deklaruar se nuk ka pasur parashkrim relativ të lëndes penale kontestuese, ka qenë e caktuar seanca me date 4 maj 2020, po i është dashur qe te nxjerr urdhëresë për shtyrje të seancës për shkak te gjendjes se pandemisë dhe rrezikut për përhapje se Covid/20 19, duke i zbatuar edhe vendimet e KGJK-së, qe për shkak te gjendjes se pandemisë te merren parasysh vetëm çështjet urgjente”, thuhet në vendimin e Këshillit.

Tutje, ai në seancën dëgjimore kishte deklaruar se gjatë vitit 2020 përpos angazhimeve të tjera, ka qenë i angazhuar edhe në mbikëqyrjen e degës se gjykatës në Vushtrri për shkak te infektimit me Covid/19 të dy gjyqtareve mbikëqyrës.

Sipas këtij vendimi thuhet se Këshilli ka gjetur se gjykatësi Xhaferi nuk është përfshirë në shkelje disiplinore siç ka pretenduar Autoriteti Kompetent.

Në këtë vendim thuhet se Këshilli konstatoj se për çështjen penale kontestuese, gjyqtari ka ndërmarr veprime pa arritur parashkrimi relativ.

Po ashtu, KGJK ka gjetur se gjyqtari Xhaferi gjatë kësaj periudhe sipas regjistrit për regjistrimin e lëndëve ka qenë i ngarkuar me një numër të madh të lëndëve.

Në fund të këtij vendimi thuhet se shkeljet e pretenduara nga autoriteti kompetent nuk janë provuar me provat e administruara.

“Shkeljet e pretenduara nga Autoriteti Kompetent nuk janë provuar me provat e administruara, të cilat i janë prezantuar Këshillit nga raporti fakt mbledhës i panelit hetimor. Ky raport është vlerësuar si i besueshëm pasi paneli hetimor në mënyrë objektive dhe sipas procedurës se përcaktuar ligjore, ka zhvilluar procesin e hetimit te çështjes dhe konstatimit te fakteve”, thuhet në vendim.

Në seancën për këshillim dhe votim, Këshilli në mënyrë unanime vendosi se gjyqtari Xhaferi nuk është përgjegjës për shkelje disiplinore siç ka pretenduar Autoriteti Kompetent dhe të njëjtin e ka liruar nga përgjegjësia disiplinore.

Ndryshe, gjykatësi Xhaferi ushtron funksionin e tij si gjyqtar në departamentin e përgjithshëm, divizioni civil në Gjykatën Themelore në Mitrovicë-dega Vushtrri. /BetimipërDrejtësi

Weelnes