Kirurgu i njohur shaljan dhe ish-mjeku i luftës, Rrustem Musa, bën thirrje për mbështetje ndaj Arian Tahirit

Kirurgu i njohur nga Shala dhe ish-mjeku i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Musa, u ka bërë thirrje qytetarëve të Mitrovicës që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.
Ai ka apeluar që qytetarët të votojnë për qytetarinë, bashkimin, unitetin dhe për të ardhmen e tyre, duke ftuar që mbështetja t’i jepet kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.







