Kjo është 63 vjeçarja Ajshe Jashari Nebihu që u gjet e vdekur sot, varroset nesër në Prekaz
Mëngjesin e sotëm Mitropol raportoi ekskluzivisht se një trup që dyshohej se nuk pati shenja jete u nxorr nga Liqeni Akumulues në Mitrovicë.
Mitropol ka arritur të sigurojë fotografi nga momenti kur qytetarët bashkë me Policinë e Kosovës tërhoqën trupin dhe e nxorrën nga uji me ndihmën e litarëve.
Policia e Kosovës pastaj konfirmoi për “Mitropol” se trupi që u nxorr nga ujërat ishte pa shenja jete dhe ishte trup i një gruaje rreth 63 vjeçare.
“Rreth orës 07:30, Policia ka pranuar informatën se viktima femer rreth 63 vjeçare, ka rë ë në lumin iber, viktima është nxjerrë nga lumi pa shenja jete.”, tha Avni Zahiti, zëdhënës i PK për “Mitropol”.
Në vendin e ngjarjes arritën menjëherë edhe ekipi i Emergjencës me auto-ambulancë të cilët konstatuan vdekjen.
Burime të “Mitropol” konfirmuan ekskluzivisht se bëhej fjalë për 63 vjeçaren Ajshe Jashari Nebihu e cila la pas vetes 4 vajza, Albinën, Arditën, Sarandën dhe Albulenën.
E ndjera do varroset nesër në varrezat e Prekazit të Epërm në ora 16:46 me namaz të Ikindisë.
Siç mëson “Mitropol”, deri në momentin që trupi u nxor nga uji, viktima kishte shtrënguar në dorë telefonin celular, i cili i ra nga dora vetëm kur arriti tek bregu.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Mitropol/