
Xhezide Azemi Beshiri është 71 vjeçarja që humbi jetën pas goditjes nga vetura në Zhabarë.
Familjarët kanë njoftiar se gruaja e aksidentuar mbrëmë do të varroset sot.
“Xhezide Azemi – Beshiri ndërroi jetë me datën 04.12.2021, në moshën 71 vjeçare. Varrimi i të ndjerës bëhet me datën 05.12.2021, në varrezat e fshatit Vinarc i Epërm. Namazi i xhenazës falet te varrezat e reja të Vinarcit të Epërm, në orën 13:54 ( me ikindi)”, thuhet në njoftimin e familjes.









