
Çmimet e produkteve bazike kanë shënuar një rritje të konsiderushme në vend. Qytetarët po vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë për vaj, miell e bukë. Edhe pse është raportuar për një rënie të çmimit të miellit, ai i bukës mbetet i njëjtë.
Drejtori ekzekutiv i shoqatës së Mullistëve, Muhamet Farizi thotë se çmimi i miellit ka rënë për 10%, për shkak të konkurrencës së mullinjeve, por jo edhe çmimi i bukës.
“Çmimi i miellit ka lëviz rreth 10% nuk besoj më tepër që ka pasur lëvizje në rastet e fundit. Lirimi është për shkak të konkurrencës me njëri tjetrin se ska pas shitje dhe ajo e ka bërë të vetën. Nëse bie çmimi i miellit duhet me ra edhe çmimi i bukës, por duhet me u analizu se kur është ble ai miell. Nëse është blerë me çmim më të lartë duhet mos me humb, sepse munden me dështu”, ka thënë Farizi.








