
Zyrtarja për Informim dhe Monitorim të Mediave në Komunën e Drenasit, Laureta Thaqi është emëruar Drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport, raporton drenicaonline.
Emërimi i saj në këtë pozitë është përmbushje e zotimit të kryetarit Ramiz Lladrovci për të emëruar të rinjë në vendimmarrje.
Ajo ka falënderuar kryetarin për besimin, duke u shprehur se ligjshmëria, llogaridhënia dhe transparenca do të jenë udhërrëfyese të angazhimit në këtë drejtori.
“Falënderoj kryetarin Lladrovci për besimin e madh që ka ndaj meje së pari si zyrtare, zëvendësime në detyra të ndryshme dhe tani si drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Zotimi im është i lidhur ngushtë me vlerat e zbatimit të ligjshmërisë, llogaridhënies dhe transparencës, vlera këto si familje me kontribut gjatë luftës, do të jenë udhërrëfyese të angazhimit tim, të cilin e kam dëshmuar edhe në zëvendësime në dy drejtori tjera në këto dy vite të fundit.
Faleminderit kryetar, dalshim faqebardh, kampion të qeverisjes së mirë, ka shkruar ajo në profilin e saj në ‘Facebook’.







