KOSOVËLAJME

Kjo është gjendja shëndetësore e policit që u plagos sot

Një polic i Kosovës që ishte jashtë detyrës zyrtare ka mbetur i plagosur sot në Fushë Kosovë si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri mes dy pronarëve të ‘Rent a Car’, raportoi Sinjali.

Roadside
Market Florenti

I plagosur mbeti polici Misin Krasniqi – i cili kur ndodhi rasti ishte ishte kalimtar rasti.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

Ai tash është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.

Për gjendjen e tij ka folur drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla. Ai ka thënë se gjendja e viktimës është stabile.

“Është në gjendje stabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe jemi në pritje të rezultateve”.

Lajmi i plagosjes së policit është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.