
Sot rreth orës 15:00 në Koshtovë të Mitrovicës ka ndodhur një aksident trafiku i cili ka përfunduar me fatalitet, shkruan Mitropol.
Në këtë aksident ka humbur jetën një 53 vjeçare.
“Mitropol” mëson nga burimet e veta se viktima e këtij aksidenti është F.S.
Rasti është konfirmuar për “Mitropol” nga Spitali i Mitrovicës.
“Rreth orës 15:20 kemi pranuar një rast të sjellë nga Urgjenca e qytetit pa shenja jete. Janë marrë të gjitha masat e reanimimit edhe pas 40 minutave nuk është rikthyer në jetë. Vdekja është konstatuar në orën 16:30”, u tha nga spitali.
Teksa rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Koshtove, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime të renda ka pësuar drejtuesja e njërës prej veturave, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës se Jugut.
Rreth orës 16:20, autoritetet mjekësore të Spitalit Rajonal të Mitrovicës kanë njoftuar se e lënduara drejtuesja e veturës, rreth 53-vjeçare, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”, tha Avni Zahiti për “Mitropol”.








