Medi
KOSOVËLAJME

“Kjo tashmë e kalon çdo masë!” – Policia serbe tash ndalon vajzën e Rada Trajkoviq

Policia kufitare serbe sapo ka ndaluar vajzën e poliitkanes liberale serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, njofton “Mitropol”.

Ndalimi i saj ka ndodhur në aeroportin e Beogradit, ani pse me shtetësi është britanike.

Tripika

Këtë e ka bërë të ditur vet Trajkoviq përmes një cicërime në Twitter.

“Vajza ime, e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në aeroportin e Beogradit. Ajo u ndalua nga policia kufitare.

Kjo tashmë e kalon çdo masë!”, ka shkruar Trajkoviq.

Kujtojmë se dy ditë më parë vet Rada Trajkoviq tha se policia e Vuçiqit e ndaloi për mbi 18 orë në kufirin e Serbisë, me ç’rast pas përkeqësimit të gjendjes Trajkoviq u bart në spitalin e Prokuples më Serbi./Mitropol/

Koha