
Klubi i Zhytjes “Trepça” kanë njoftuar se janë të gatshëm 24 orë për të intervenuar, çdo qytetar që ka nevojë të mos hezitoj, t’i na kontaktojnë në rast se do ketë vërshime në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Ata thonë se nga teshjet mund të pasojë ndonjë vërshim eventual apo bllokim i banorëve, sidomos atyre të zonave rurale.
Njoftimi i plotë:
🚨Qytetarë të dashur
Jemi dëshmitarë të reshjeve të mëdha që priten ket javen e fundit, reshje këto që mund të pasojnë me ndonjë vërshim eventual apo bllokim të banorve, sidomos të atyre në vendet rurale
Ne si klub i zhytjes ju njoftojmë se jemi të gatshëm 24 orë për të intervenuar, çdo qytetar që ka nevojë të mos hezitoj, të na kontaktojnë.
Gjithmonë në shërbimin e çdo qytetari
Mirëmbetshi.








