Active 2
KOSOVËLAJME

Koci: Ju lus – bojkotoni deputetët

Avokati Arianit Koci do të protestojë edhe sot para ndërtesës së Kuvendit, ku do të mbahet seanca e 32-të për konstituimin e Kuvendit, shkruan Mitropol.

Ai ka bërë thirrje që të bojkotohen deputetët e të mos shihen si përfaqësues të qytetarëve.

Active

Ai poashtu tha që t’i “përcjellim”me emër e mbiemër se a janë të pranishëm në seancë.

“Sot, së paku – një hap simbolik: t’i përcjellim me emër e mbiemër. Të dimë qartë: a janë në seancë, apo në ndonjë resort pushimi?”, tha Koci.

Sipas Kocit, mos-konstituimi i Kuvendit i konvenon “armiqve tanë”./Mitropol

Active