
Avokati Arianit Koci ka njoftuar të mërkurën se të enjten do ta mbyll derën e kuvendit me një fjongo, duke mos i lejuar, sipas tij, deputetët të dalin nga salla derisa të gjendet një zgjidhje, shkruan Mitropol.
Koci thotë se do ta bëj një veprim të tillë nëse statusi i tij i merr 3000 pëlqime.
Ai, tutje, fton qytetarët t’i bashkangjiten në mënyrë masive.
“Në ora 11:00 – ua mbylli derën deputetëve me një fjongë. Nuk i lejojmë me dalë – si veprim simbolik, derisa ta zgjidhin krizën politike.”, tha ai.
Postimi i plotë:
Nuk ka dalje prej Kuvendit, pa zgjidhje politike.
Nesër në ora 11:00, deputetët futen prapë në Kuvend – për herë të 27-të.
Por e dijmë që tash:
nuk ka marrëveshje, nuk ka vendim, nuk ka asnjë përparim.
Një tjetër seancë që nuk zgjidh asgjë – veç sa e zgjat agoninë.
Kjo nuk është më krizë politike.
Është lojë me durimin e njerëzve.
Prandaj nesër, në ora 10:45, po mendoj të dal para Kuvendit – nëse e kam përkrahjen e juaj!
Në ora 11:00 – ua mbylli derën deputetëve me një fjongë.
Nuk i lejojmë me dalë – si veprim simbolik, derisa ta zgjidhin krizën politike.
⸻
Nëse ky postim merr së paku 3000 pëlqime ose zemra – dal. Pa asnjë hezitim.
Pa përkrahje të vërtetë – nuk ka as veprim.
⸻
Ju ftoj të më bashkangjiteni masovikisht.
Po tentoj me gjete zgjidhje.
Ky veprim simbolik – është sigurt më shumë se heshtja.
Sa prej jush kishit me dalë nesër?
P.S.
Bëjeni share ju lutem.
Njëherësh i ftoj mediat që ta përkrahin këtë iniciativë, nëse mendojnë që – boll është boll!








