Aurora Group
KOSOVËLAJME

Koci vazhdon protestën të hënën – thotë se do të flej para ndërtesës së Kuvendit

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se do të vazhdoj protestën të hënën duke qëndruar para ndërtesës së Kuvendit, sipas tij, ditën dhe natën, shkruan Mitropol.

Ai ka bërë të ditur se do të largohet vetëm për angazhime profesionale.

Dukato 1

“Qëndrimi im do të jetë i pandërprerë gjatë gjithë javës – ditën dhe natën (flej para Kuvendit) – deri të premten, pas përfundimit të seancës. Do të largohem vetëm për gjykime apo angazhime profesionale të pashmangshme, që lidhen me mbrojtjen ligjore të klientëve.”, tha Koci.

Postimi i plotë:

Protesta vazhdon

Të hënën, më 9 qershor 2025, në ora 10:45, vazhdoj me protestë para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Qëndrimi im do të jetë i pandërprerë gjatë gjithë javës – ditën dhe natën (flej para Kuvendit) – deri të premten, pas përfundimit të seancës.

Do të largohem vetëm për gjykime apo angazhime profesionale të pashmangshme, që lidhen me mbrojtjen ligjore të klientëve.

Ky përjashtim nuk e zbeh protestën – përkundrazi, e bën më të qartë dallimin midis përmbushjes së përgjegjësive dhe mosveprimit institucional.

⸻

Kërkesa është e vetme dhe e qartë:

Funksionalizimi i Kuvendit.

Zvarritja nuk është më çështje politike.

Është një formë e paralizës institucionale që po dëmton besimin qytetar, ekonominë dhe funksionimin e shtetit.

Shteti po shkatërrohet!

⸻

Ftohen mediat që ta përcjellin këtë protestë publike – që nuk përfaqëson interes personal apo partiak, por është thirrje për përgjegjësi dhe veprim institucional.

P.S.
Këtë javë është një prej gjykimeve më të rëndësishme në Kosovën e pasluftës: gjykimi i personave të akuzuar për sulmin terrorist në Banjska, ku u vra në detyrë, duke e mbrojtur integritetin territorial të Kosovës – heroi polici Afrim Bunjaku.

Une jam përfaqësues i familjes së rreshterit të ndjerë Bunjaku!

Bëjeni share (shpërndajeni) ju lutem!

Koha