Medi
KOSOVËLAJME

“Kom me ta shpraz karikatorin n’kry”, i riu kosovar rrahet nga disa persona

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një person i dyshuar në bashkëkryerje me disa të tjerë, kanë rrahur brutalisht një të ri.

Teksa i riu hante grushte e shqelma dhe poshtërohej e kërcënohej me jetë, një person i përfshirë në rast u sigurua që gjithçka ta dokumentojë me pamje, duke incizuar me telefonin e tij gjithë sulmin brutal ndaj viktimës, i cili mësohet se është E.Q, 18-vjeçar.

Aurora Group

Në pamjet e siguruara nga Sinjali, i dyshuari kryesor dëgjohet teksa përmend data të muajit korrik dhe për secilën prej tyre i jep nga një goditje viktimës i cili rrëzohet në tokë dhe shqelmohet edhe nga personat tjerë që ndodhen përreth.

I dyshuari i njëjtë e ngrit në këmbë sërish viktimën E.Q dhe vazhdon ta godas, teksa personat tjerë i kërkojnë që të ndalojë duke i thënë ‘boll’. I njëjti pyet ‘shokët’ e tij që ndodheshin aty se ‘A e vrajmë qëtu ia q*jmë… ta mysim krejt?’.

E më të përfunduar rrahjen, i dyshuari i jep kohë 10 sekonda viktimës E.Q që të largohet nga aty, në të kundërtën e kërcënon se do ia zbraz karikatorin në kokë.

Lidhur me rastin, një person është arrestuar dhe të njëjtit i është shqiptuar masa e paraburgimit.

KLIKO PER VIDEO

Dukato 1