Active 2
KOSOVËLAJME

“Kom met pre me sakicë”: Ky është djali 40-vjeçar nga Fushë Kosova që dyshohet se e kërcënoi babain me vrasje

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të dhunës në familje në fshatin Grabovc i Ulët në komunën e Fushë Kosovës, ku një person e kërcënoi me vdekje babain e tij, pas një fjalosje me tyre. Policia u vu në lëvizje dhe arrestoi të dyshuarin dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se personi që u ndalua në lidhje me këtë rast është Besnik Imzi. Ai po dyshohet se gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites, pas një mosmarrëveshje me babain e tij të moshuar, e ka kërcënuar atë me vdekje.

Weelnes

Sinjali mëson se 40-vjeçari i është drejtuar babait të tij me fjalët “kom me të vra, kom me të pre me sakicë”, gjë e cila ka shkaktuar frikë dhe shqetësim te 76-vjeçari i cili rastin e denoncoi në Polici.

Njësitet policore kanë arrestuar dhe kanë shoqëruar në stacion për intervistim dhe më pas me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Dukato 1