KOSOVËLAJME

Komandant Jashari i shkruan letër Maqedoncit: Do të ndërpriten aktivitetet, ushtarët janë në rrezik të helmohen

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, i ka shkruar letër ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Market Florenti
Roadside

Në letrën e Jasharit të publikuar nga Insajderi, thuhet se kuzhinierët e institucioneve të tjera, kanë njoftuar se nga 11 tetori nuk do të shkojnë nëpër kazerma.

Market Florenti
Koha
Florenti Company
Market Florenti

Komandanti ka alarmuar për rrezikun e helmimit dhe përhapjes së infeksioneve.

“Të nderuar, Me datën 07.10.2024 ju kam njoftuar lidhur me shqetësimet e shërbimit me ushqim për personelin e FSK dhe kam kërkuar që të merrni të gjitha masat, konform legjislacionit në fuqi, që t’i jepni një zgjidhje çështjes së ushqimit në mënyrë që FSK të vazhdojë realizimin e planifikimeve të saj. Sipas raporteve të fundit (me të cilat jeni edhe ju të njoftuar) në njësitë e FSK-së janë paraqitur shqetësime lidhur me shërbimet me ushqim, konkretisht me kuzhinierë (vonesa të ndryshme dhe ka raste kur nuk paraqiten në punë). Përveç mungesës së personelit të kuzhinave, e që ka ndikim në kualitetin e ushqimit dhe probleme të furnizimit me artikuj ushqimor, kemi edhe probleme sanitare, e kjo e fundit paraqet rrezik në helmimin dhe përhapjen e infeksioneve tek personeli i FSK- së”, thuhet në kërkesën e tij.

Sipas tij, krejt këto probleme po ndikojnë në kryerjen e detyrave. Komandant Jashari ka lënë të hapur mundësinë për pezullimin e të gjitha aktiviteteve.

“Të gjitha këto probleme ndikojnë për FSK-në, në kryerjen e detyrave operacionale për përmbushje misionit, kurseve zhvillimore, stërvitjeve fushore dhe aktiviteteve tjera, konform planifikimit“.

Për më tepër, personeli në kuzhina të cilët janë të angazhuar nga institucionet tjera, kanë deklaruar që deri me datën 11.10.2024 do të paraqiten në punë, pastaj nuk do të paraqiten në kuzhinat e FSK-së“.

Tutje, Komandant i FSK-së foli për secilën gradë të personelit duke treguar se sa racione iu duhet të konsumojnë gjatë kohë se janë në punë.

Bazuar në legjislacionin në fuqi ndër të tjerat shprehimisht parashihet: Personeli i FSK, rekrutēt, kadetët kanë të drejtë në një (1) racion të ushqimit gjatë orarit të rregullt të punës; Pjesëtari, i cili është në shërbim/detyrë më gjatë se orari i rregullt i punës dhe koha e qëndrimit në detyrë është më shumë se dymbëdhjetë orë (12h), por jo më gjatë se gjashtëmbëdhjetë orë (16h), ka të drejtë në dy (2) racione të ushqimit, Pjesëtari aktiv i FSK-së, i cili është në shërbim/detyrë njëzet e katër orë (24h) pa ndërprerë, ka të drejtë në tri (3) racione të ushqimit, Pjesëtari aktiv i FSK-së, i cili është në shërbim kujdestarie njëzet e katër orë (24h) dhe pjesëtari i fushës së specializuar që merr pjesë në operacione, trajnime të veçanta që kërkon aktivitet të lartë fizik kanë të drejtë edhe për ushqim shtesë

Komandati i FSK ka kërkuar nga Maqedonci e Dugolli që t’i jepen udhëzime se si të veprojë më tutje, në të kundërtën do të duhet të ndërpresin të gjitha aktivitete.

“I nderuar z. Ministër dhe z. Sekretar, bazuar në atë që u cek më lartë ju lutem të jepen udhëzimet e duhura se si do të veprohet nga data 11.10.2024 e tutje. Pasi që, mos paraqitja e personelit nga institucionet tjera në kuzhinat e FSK-së, vonesat në furnizim me artikuj ushqimor dhe sanitar dhe rreziqet për pasoja shëndetësore do të na detyrojnë që të marrim masat për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve e planifikuara dhe të funksionojmë vetëm me staf esencial“, thuhet në letrën e Jasharit për Ministrinë e Mbrojtjes.