Premium Store
02KOSOVËLAJME

Komandanti i KFOR-it viziton urën e Ibrit

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka vizituar të mërkurën Mitrovicën.

I shoqëruar nga një delegacion i lartë ushtarak, ai ka qëndruar rreth një orë mbi urën kryesore të Ibrit, ku u njoftua për së afërmi rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në këtë qytet.

Aurora Group

Ai ka shëtitur deri në fillim të sheshit në veri dhe pastaj përgjatë sheshit “Isa Boletini” e “Mehë Uka” në jug të këtij qyteti, ndërsa është shoqëruar nga numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të KFOR-it.

Barduani nuk ka pranuar të flasë rreth vizitës së tij të sotme në Mitrovicë.

Nuk dihet nëse vizita e komandantit të KFOR-it ndërlidhet me mundësinë e disa paralajmërimeve për hapjen e urës para zgjedhjeve në Kosovë./KP

Active