
Xhafer Tahiri po mundohet në të gjitha format që ta fitojë edhe një mandat për të parin e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Së fundmi duke tentuar të jetë afër qytetarëve, Tahiri ka postuar një foto në facebook me mbishkrimin: “Çka nuk ju ka pëlqy në 4 vite të qeverisjes tonë në Vushtrri”, postim ky që ka marrë mjaftë komente qesharake nga lexuesit.
Lexuesit e këtij postimi kanë komentuar duke u tallur me projektet e Xhafer Tahirit në Vushtrri. “Ke bo investime kozmetike (shkel e shko)” ishte një koment që kritikonte punët e dobëta të Tahirit.
“Kqyr bone naj rrugë për biciklla”, komenti tjetër për rrugët e ngushta që ka ndërtuar në 4 vite qeverisje i pari i Vushtrrisë.
Teksa njëri ndër komentet më qesharake ishte i një komentuesi që ndër të tjera thoshte: “Rrugët i ke bo si renat për flija”, shkroi komentuesi.
Këto kritika për Tahirin po vijnë pasi që projektet e tij nuk po pëlqehen nga qytetarët vushtrrias. /Mitropol/







