TEB
KOSOVËLAJME

Komisarja Evropiane për Zgjerim bën thirrje për formim të shpejt të qeverisë në Kosovë

Komisarja Evropiane për Zgjerim Marta Kos, e sheh thelbësore formimin sa më të shpejt të institucioneve shtetërore në Kosovë, në mënyrë qe ky shtet të përfitoi nga Plani Evropian për Rritje, shkruan Mitropol.

TEBTEB

Kos, sipas IndeksOnline, për çeshtjen e dokumentit të aplikimit të Kosovës në BE, tha se përmbajtja nga veprimet e njëanshme dhe normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin janë kyçe për rrugën drejt BE-së.

TEB

“Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë opinionin mbi anëtarësimin e Kosovës në BE sapo Këshilli ta kërkojë këtë. Por më lejoni të jem e qartë: rruga e Kosovës drejt BE-së kalon përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin, e jo përmes veprimeve të njëanshme”, tha ajo.

Poashtu, ajo tha se sheh ecje mbrapa në reformim nga shteti serb, gjërsa vizitën e presidentit serb në Moskë e kritikoi – dhe tha se me veprime të tilla, po bëhet më i vështirë avokimi për Serbinë.

TEB