KOSOVËLAJME

Komisioneri për Gjuhë thotë se zëvendësimi i tabelave në Veri s’u bë sipas Kushtetutës

Ministria e Infrastrukturës nuk është konsultuar me Komisionerin për Gjuhë për largimin e të gjitha tabelave të komunikacionit të cilat janë shkruar në alfabetin cirilik në komunat të banuara me shumicë serbe.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Komisioneri për Gjuhë në Zyrën e Kryeministrit, Slavisha Mladenoviç, në vlerësimin e të cilit renditja e gjuhës në këto tabela është gabim, meqë Kushtetua e Kosovës parasheh ndryshe.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

“Shenjat në Veri të Kosovës, duhet të jenë së pari në gjuhën serbe, pastaj në gjuhën shqipe. Gjuha e shumicës së banorëve është gjuha primare”, ka thënë ai.

“Neni 59 i Kushtetutës së Kosovës flet për të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, ku në paragrafin 9 thuhet ‘të kenë emërtime lokale, emërtime të rrugëve dhe tregues të tjerë topografikë, që pasqyrojnë dhe janë të ndjeshëm ndaj karakterit shumetnik dhe shumëgjuhësor të zonës përkatëse’.

Mladenoviç ndër të tjera ka bërë të ditur se ka kërkuar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe së shpejti do të kërkojë takim edhe me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, për të zgjidhur këtë çështje me dialog.