KOSOVËLAJME

Kompania e pronarit të “Apetit”-it furnizon burgjet e Kosovës me mish

Kompania me emrin “Riki Invest” është kompani me pronar të njëjtë si ajo “Apetit”, e cila nga një storie hulumtuese nga mediat e Shqipërisë u zu duke falsifikuar dokumente dhe ndryshuar origjinën e mishit të Brazilit e duke e shitur për “mish të freskët të Kosovës”, është operatori ekonomik që furnizon burgjet e Kosovës me mish.

Zyrtari i Lartë për Komunikim me Publikun, Florent Gashi, ka treguar për Albanian Post se furnizimi me mish në Shërbimin Korrektues të Kosovës furnizohet me mish nga kompania “Riki”.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

“Shërbimi Korrektues i Kosovës është pjesë e kontratës se lidhur nga ana e Agjencionit Qendror të Prokurimit (AQP). Bazuar në këtë kontratë furnizimi bëhet nga Operatori Ekonomik ‘Riki’”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Gjithsesi, ai ka treguar edhe se “SHKK ka edhe thertoren e vet, e cila gjendet në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ku theren kafshët e konfiskuara nga Dogana e Kosovës”.

Gashi nuk ka treguar se kur është lidhur kjo kontratë me këtë kompani e as cila është vela e saj.

Se pronari i kompanisë “Riki” është kuptohet nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, ku thuhet se Sami Ferizi është drejtor menaxhues dhe pronar i vetëm.

Te dhenat nga ARBK per pronesine e kompanise “Riki”.

Po në ARBK, mund të shihet se i njëjti është edhe bashkëpronar te kompania “Apetit”.

Qeveria e Kosovës nuk ka bërë të ditur nëse do ia ndërpres kontratën kësaj kompania, pasi u dokumentua përmes videos se si pronari i kësaj kompania pranon para gazetarit se ai bën falsifikime të dokumenteve dhe e shet mishin e Brazilit, për mish të Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës është institucion brenda Minsitrisë së Drejtësisë.

Për rastin nuk ka reaguar akoma as ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kompania “Riki” dhe kompania “Apetit” me pronarë të njëjtë kanë edhe tenderë të tjerë të fituar nga shteti.